Google vjen me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë jetën përdoruesve

schedule09:45 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:45 - 10 Korrik, 2020

Google Maps përdoret nga miliona njerëz çdo ditë dhe shpesh ndërton karakteristika të reja për t’ju ofruar atyre një shërbim më të mirë. Google Maps tashmë vjen me një funksion të ri, që tregon vendodhjen e semaforëve.

Gjigandi i kërkimit e ka ofruar këtë funksion për Google Maps në Japoni, por tashmë testimi ka nisur në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë New Jorkun, San Franciskon, Los Angeles, Chicago dhe me kalimin e kohës pritet të zgjerohet edhe më tej, shkruan abcnews.al.

Për t’i ndihmuar njerëzit të jenë më të informuar, ne po testojmë një tipar Google Maps në Android që tregon vendndodhjen e semaforëve në qytete të zgjedhura nëpër SHBA.”, tha kompania për The Verge.

 

google_maps_traffic_lights_1

 

Ikonat e dritave në ekranin e telefonit inteligjent mezi mund të shihen sepse janë shumë të vogla, por ato zmadhohen kur përdoruesit ndodhen afër tyre. Apple Maps gjithashtu ka ofruar një funksion të tillë rreth një vit më parë, madje ofron dhe opsion shtesë që paralajmëron përdoruesit kur ndodhen pranë një semafori. /abcnews.al