Në këtë puntatë të “Edicionit Veror” në Abc News, gazetarja Irini Meçe ndodhej në plazhin e Himarës për të pyetur pushuesit se çfarë mendojnë në lidhje me daljet “topless” në këto hapësira.
Kryesisht pushuesit u përgjigjën se “është gabim” por nuk munguan as plazhistë të tjerë që u shprehën se nuk paragjykojnë por se do ishte mirë që plazhi “topless” të bëhet në zona të dedikuara.
“Ato janë të lira për vendimin dhe dëshirat e tyre. Por, mendoj që duhet të ketë vende të dedikuara apostafat…Nuk i paragjykoj absolutisht, por për vendet që i dedikohen këtij stili apo dëshirë,” thotë një pushues.
Ndërsa, një tjetër pushuese shprehet:
“Pa gjë fare është e vështirë për ne. Sidomos për brezin tonë. Duhet të ketë vend të veçantë. Jo aty ku jemi ne të gjithë, ku janë fëmijët, se do edukojmë fëmijët..” /abcnews.al/

