Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Drogë në lokal/ Himarë, arrestohet pronari dhe punonjësi. Sekeustrohen kokainë, kanabis e armë

schedule14:49 - 12 Gusht, 2026

schedule 14:49 - 12 Gusht, 2026

Një operacion antidrogë i koduar “Late-night” është finalizuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, pas informacioneve se në një lokal nate në plazhin e Potamit shiteshin lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit, në pranga janë vënë pronari i lokalit, 33 vjeç si dhe banakieri,20 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të 20-vjeçarit u gjetën 5 doza të dyshuara kokainë dhe 8 doza Cannabis Sativa. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e pronarit të subjektit u sekuestruan 145 doza të dyshuara kokainë, një peshore elektronike dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje.



Në total, Policia sekuestroi 150 doza kokainë, 8 doza Cannabis Sativa, një armë sportive, dy celularë dhe një peshore elektronike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!