E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” Arjola Demiri foli për peripecitë që ka kaluar për të arritur sukses në karrierën e saj si aktore. Ajo foli për rolin që e bëri të njohur në serialin kosovar “O sa mirë”, duke shtuar se ndihej mirënjohëse ndaj publikut të Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë në fillimet e karrierës.
“Kur u futa për herë të parë tek “O sa mirë”, në dy seritë e para njerëzit nuk e dinin se kush isha, nga erdhi pyesnin, dhe po e luaja shumë mirë rolin si një tropojane. Mbaj mend që nuk kisha mundësi të dilja shumë dhe e ndaja kohën dy apo tre ditë vetëm në serial dhe kthehesha në shpi. Nëse do të ngrihesha në orën 5 të mëngjesit, për një orë e gjysmë shkoja në shtëpi se nuk kishte trafik, për të kapur orarin e mëngjesit për fëmijët në shkollë.
Mbas një muaji, që isha një vajze tejet e panjohur për ta, kur dilja tregonin një respekt thua kisha një jetë në ekran, sikur ata që ua shtrojnë tapetin e kuq.Ttë gjithë më njihnin në një periudhë të shkurtër kohore. Kam patur një rol minimalist dhe publikun e bëri për vete. Këtu jam falë publikut të Kosovës. E deshën rolin tim, e duartrokitën, por gjithashtu një rol kanë patur dhe ata që më ftuan nëpër intervista që i dhanë jehonë figurës time.“, tha Arjola.
Duke folur për suksesin e filmit “I Love Tropoja”, ku Arjola luajti rolin kryesor, tha se nuk kishte pritur që t’i besohej një rol kaq i rëndësishëm. Më tej, ajo foli edhe për planet që ka për Pallatin e Kulturës në Tropojë, ku aktorja është drejtoreshë, teksa shprehu dëshirën për të sjellë sa më shumë shfaqje, qoftë nga Kosova apo Shqipëria. /abcnews.al