Kompania “Air Albania” do të nisë së shpejti fluturimet. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka ftuar të gjithë të rinjtë nga mosha 21-29 vjec që të konkurojnë për të punuar pranë kompanisë shqiptare.
“A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj?
Ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare.
Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur”- shkruan kryeministri Rama në facebook. /abcnews.al