Sipas mediave kosovare brenda kësaj jave Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë procedurat zyrtare për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Burime nga kjo parti bënë të ditur se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës këtë javë do të nisë procedurat zyrtare për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Zyrtarë të kësaj partie konfirmuan për mediat në vend se në ditët në vijim do të fillojnë iniciativën zyrtare për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Partia tjetër në opozitë, Vetëvendosje deklaroi se nuk do të mbështesë iniciativën e LDK-së. përfaqësuesit e LDKm konfirmuan se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për daljen e vendit nga kriza ku ndodhet. Vetëvendosje në reagimin e saj sqaron se është aj që të kërkojë mcionin e mosbesimit për qeverinë Haradinaj pasi lidhjes demokratike sipas tyre nuk i intereson aspa ndërrimi i ekzekutivit por thjesht marrja e pushtetit.
Nga ana e saj Partia Demokratike e Kosovës, partnere në koalicionin aktual qeverisës shprehet se nuk asnjë shenjë serioziteti dhe vendosmërie nga ana e opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.
Edhe pse këmbëngulin se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme ata nuk përjashtojnë mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë në 2019-ën./abcnews.al