Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar një apartament në Trump Toëer në NJu Jork të Shteteve të Bashkuara. Nga kjo ngjarje një person ka humbur jetën dhe 4 zjarrëfikës u plagosën.
Një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në katin e 50-të të “Trump Tower” në Nju Jork. Flakët, të klasifikuara me një alarm të nivelit 4 nga 5, kanë filluar brenda një apartamenti i cili është shkatërruar plotësisht. Të plagosurit, të gjithë zjarrfikësit, nuk janë në rrezik për jetën. Ndërtesa strehon selinë e Organizatës Trump dhe, në katin e fundit, apartamentet e Presidentit amerikan.
Në zjarr ka humbur jetën, pas dërgimit në spital, personi që gjendej brenda apeartamentit të kapluar plotësisht nga flakët. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa autoritetet kanë hapur dhe një hetim. Ky ishte zjarri i dytë në 3 muaj në qiellgërvishtëse: ai i 8 janarit u shkaktua nga një keqfunksionim i impiantit të ngrohjes.
Imazhet e flakëve, tymit të zi dhe mbetjeve të ndryshme janë shfaqur menjëherë në rrjete sociale. Për këtë ngjarje është njoftuar dhe presidenti Donald Trump, i cili në atë kohë gjendej në Uashington me familjen e tij.
“Zjari në Trump Tower është shuar”, njoftoi kreu i Shtëpisë së Bardhë me anë të një mesazhi në tuitër. Por mediat ndërkombëtare shkruajnë se në ato moment, zjarrëfikësit sapo kishin filluar me punën e tyre për shuarjen e flakëve. /abcnews.al