Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Xhaka ka shumë personalitet, një futbollist shembull për të gjithë!”

schedule20:59 - 27 Qershor, 2020

schedule 20:59 - 27 Qershor, 2020

Elozhe për Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare bëri një ndeshje të shkëlqyer për Arsenalin në takimin kundër Southampton në transfertë, takim që “Topçinjtë” e fituan pastër 0-2. Arteta i thuri elozhe Xhakës, duke thënë se 27 vjeçari është shembull për të gjithë futbollistët e tjerë.

“Ai është një futbollist me shumë personalitet”, tha fillimisht Arteta për mesfushorin shqiptar. “Xhaka është një person që nuk fshihet, ka parime të qarta dhe shumë vlera.

Të gjitha këto cilësi, i tregon ndeshje pas ndeshje ne fushën e lojës. Përkushtimi i tij është i shkëlqyer dhe është një shembull për të gjithë pjesën tjetër të skuadrës”, u shpreh strategu spanjoll./abcmews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!