Erbim Fagu, ish-mbrojtësi i djathtë që tanimë i është futur fushës së trajningut, është një prej të ftuarve në emisionin “Pressing” në ABC News. “Për Kukësin ishte ndeshja e jetës, pasi me një fitore ishte në garë për titull. Tani është komplikuar çdo gjë. Duhet një mrekulli që Tiranë të mundet. Duke parë lojërat e Kukësit, nuk të jep shumë shprese se do e përballojnë Tiranën”.
“Te Teuta bie në sy gjendja e mirë fizike. Kam përshtypjen që këto skuadra nuk e kanë ndaluar stërvitjen. Ndaj janë edhe më mirë. Pastaj shtoi edhe Kallakun e Vilën, krijojnë një grup shumë simpatik.
Kjo të bën të mendosh se mund të marrë pikë më shumë se sa mendojmë. Duhet parë ndeshja me Vllazninë. Po kaloi këto dy ndeshje, atëherë do të flasim për llogari të tjera”, deklaroi Fagu. /abcnews.al

