11 nga 23 personat e ndaluar pas akteve të dhunës gjatë protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit do të vijojnë të mbeten në burg, ndërsa 12 të tjerë janë liruar; 2 me arrest shtëpie dhe 10 të tjerë në detyrim për paraqitje.
Vendimi është dhënë sot nga gjykata e Kukësit, pas një seance të gjatë të mbajtur në mjediset e gjykatës së Tiranës. Në burg do të vazhdojnë të mbeten shtetasit Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florian Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Oruçi, Rasim Onuzit, Vasil Laçit, Habdi Haziri, Edmond Matmuja dhe Shpëtim Todaj ( me afat 20 ditor).
Kurse Ahmed Tobli, Lulëzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmati, Adem Duraku, Armand Ademi, Ardit Aldini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla dhe Rasim Koloshi janë liruar nga qelia, pasi për ta u caktua masa “detyrim paraqitjeje”.
Dy masa të tjera me “arrest shtëpie” u caktuan për Shaban Selmanajn dhe Shemsi Trokën. Edhe prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për 11 nga të ndaluarit. Të 23 personat akuzohen për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës./abcnews.al