Konfirmohen 12 raste me koronavirus në Shkodër, 3 prej tyre personel shëndetësor

schedule10:24 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:24 - 17 Qershor, 2020

Në Shkodër janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se prej tyre, tre janë personel shëndetësor.

Po ashtu, mësohet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë raste kontakti me persona të infektuar më parë, nga fasoneria. Gazetari i ABB News, Simon Shkreli raporton se të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Sa i përket rasteve nga personeli shëndetësor, abcnews.al ,mëson ese bëhet fjalë për një mjek kirurg, një mjeke familjeje si dhe një infermiere në Spitalin e Shkodrës si dhe një person në Vaun e Dejës. Sa i përket mjekëve dhe infermieres, dyshohet që ta kenë marrë virusin nga kontaktet me pacientët.

Dy mjekët e infektuar janë burrë e grua. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!