Bylykbashi: Mazhoranca kërkon të kapë organet e KQZ, ka kohë të reflektojë

schedule20:30 - 16 Qershor, 2020

schedule 20:30 - 16 Qershor, 2020

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik duket se është shoqëruar me kundërshtime. Palët kanë hasur përplasje për formulën e ndarjes së hallkave në KQZ, të propozuar nga PD.

Ndërsa Damian Gjiknuri theksoi se opozita kërkon të kthehet tek KQZ-ja aktuale, në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i demokratëve Oerd Bylykbashi u shpreh se opozita propozoi që ndarja në KQZ të bëhet sipas formulës ekzistuese që është aplikuar për organet e sistemit të drejtësisë.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga mazhoranca, ndërsa Bylykbashi thekson se këta të fundit po tentojnë të kapin organet e KQZ.

Si përfaqësues në këtë këshill i qendrojmë pikë për pikë këtij dokumenti dakordësues, në lidhje me identifikimin biometrik. Respektojmë edhe dakordësinë për formulën e  re të KQZ. Në këto kushte ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit, të anëtarëve të tre trupave të KQZ nëpërmjet një formule të mirë pranuar që sot është në kushtetutë dhe është formula e zgjedhjes së organeve të sistemit drejtësisë. Një formulë që garanton një shqyrtim të pavarur të kandidaturave për përputhshmërinë e tyre me standardet më të larta. Është një formulë që u kundërshtua nga PS pa asnjë arsyetim është ajo që ka qenë pjesë e dakordësisë për reformë në drejtësi, dhe sot nuk i intereson, sepse i intereson kapja e plotë në të tre organet.

LEXO EDHE: Gjiknuri: PD devijoi bisedën, kërkon sërish mandate për KQZ

Ne i qëndrojmë marrëveshjen, por ai që është qëllimi, është që garancitë ekzistuese në kodin zgjedhor do të qëndrojnë. Sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo qëndrIm që bën të pamundur vendimin e veprimeve të njëanshme politike. I dhamë kohë që ta studiojë propozimin tonë, që garanton një proces për zgjedhje neutrale, ku opozita nuk ka asnjë përfitim dhe jemi në pritje që këtij qëndrimi mazhoranca ti përgjigjet me të njëjtin qëndrim. Nuk ka për të ndodhur kapja e organeve të KQZ”, tha Bylykbashi.

Po ashtu edhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili theksoi se i kanë dhënë kohë mazhorancës që të reflektojë.

“Me këtë çështje, është një kundërshtim i plotë i dakordësisë së arritur. I gjithë propozimi ynë respekton frymën e dakordësisë, depolitizimit, mekanizma të konsoliduar dhe garanton ekuilibrin në marrjen e vendimeve dhe jo pronësi të marrjes së vendimeve. Parë në këtë këndvështrim, ky propozim ishte më shumë se konstruktiv i opozitës, mund të ishte edhe më kërkues. Besoj se ka kohë për të bërë këtë reflektim”, u shpreh Vasili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!