Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën 74-vjeçarja me koronavirus në Kosovë, rritet në 34 numri i viktimave

schedule11:29 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:29 - 16 Qershor, 2020

Një tjetër person me koronavirus e ka humbur betejën me sëmundjen në Kosovë. Autoritet e Shëndetit në vend njoftojnë se jetën e humbi një paciente e shtruar në Klinikën Infektive.

Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 34. Po ashtu, njoftohet se gruaja ishte nga komuna e Rahovecit, dhe se kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në njoftimin e MSH thuhet:



“Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit. Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.”

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sot janë të të shtruar 58 pacientë, prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë.

“Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19: 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID- 19 vazhdon trajtimin në klinikë. Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19”, thuhet më tej në njoftim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!