Dedja: Kam pretendime për episodet, jemi “kavalierë” në mbrojtje!

schedule19:28 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:28 - 15 Qershor, 2020

Hysen Dedja, trajneri i Vllaznisë, foli për Supersport pas barazimit 2-2 me Bylisin, në Loro Boriçi. Në fjalën e tij, “Është e vërtetë, kemi mungesë të theksuar të përgatitjes fizike. Për pak edhe do humbnim. Pretendime kam për rastet. Fola gjatë me Zogajn dhe ai thotë që nuk e kam prek me dorë topin, por i ka rënë në kokë.

Kemi probleme të theksuara dhe në skuadër, sepse tre muaj të shkëputesh, është vështirë. Sot, disa lojtarë, ishin të kundërtën e formës që kishin me Teutën në Kupën e Shqipërisë.

Kemi shumë probleme në mbrojtje, e kam vënë re që në ditën e parë të stërvitjes. Jemi shumë kavalierë kur kundërshtari na sulmon. Prapë e justifikoj me faktin që skuadra ka pushuar për shkak të ndërprerjes dhe nuk është në ritmin e duhur. Ashtu si erdhi ndeshja, u kënaqa dhe me barazimin”, u shpreh Dedja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!