Dy gola të shpejtë në sfidën Athletic Bilbao-Atletico Madrid. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Iker Munian në minutën e 37-të.
Kapiteni i skuadrës baske konkretizoi një aksion të gjatë të Bilbaos dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të jashtmen, duke gjetur golin e pestë në kampionat këtë sezon.
Avantazhi i vendasve zgjati vetëm dy minuta. “Colchoneros” reaguan dhe barazuan shifrat me anë të Diego Costës. Sulmuesi mori një asist nga kapiteni Koke dhe nuk gaboi përpara portës kundërshtare. /abcnews.al