Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen edhe 9 raste të tjera me koronavirus në Vlorë

schedule09:08 - 14 Qershor, 2020

schedule 09:08 - 14 Qershor, 2020

Konfirmohen edhe 9 raste të tjera me koronavirus në Vlorë. Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se bëhet fjalë për raste kontakti nga të infektuarit e konfirmuar më herët.

Nga informacionet e marra nga Institucionet e Shëndetësisë, mësohet se të nëntë rastet janë karantinuar në shtëpi.

Vlora është futur sërish në “hartën Covid”, pas shumë javësh. Që nga marsi, rasti i parë u konfirmua sërish më 11 qershor pasi një burrë që ka punuar si bojaxhi në Himarë rezultoi pozitiv për Covid-19.

Ai u paraqit në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë. Dyshohet se i prekuri kishte pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë dhe më pas e ka marrë virusin.

Më pas u konfirmuan edhe familjarë të bojaxhiut si dhe një vatër e re.

Lexo edhe: Thyhet rekordi, 48 raste të reja me koronavirus vetëm sot: Zonat më të prekura

Kujtojmë këtu se të shtunën në vend u regjistruan edhe 48 raste të tjera me koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 220

Shkodër 45

Krujë 40

Kamëz 26

Durrës 19

Pukë 9

Lushnje 6

Vlorë 6

Elbasan 4

Lezhë 3

Fier 3

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1

Gjirokastër 1 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!