Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi zbardhi çështjet që diskutuan.
Mirëpo, Bylykbashi tha se derisa sa të finalizohen në legjislacion dakordësitë e arritura për Reformën Zgjedhore në 5 qershor, puna e Këshillit Politik do të vijojë.
“U diskutua për problematikat e mediave dhe për financimin e partive. Por Deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion, në Kodin Zgjedhor ngarancitë që është rënë dakord në 5 qershor sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike.
LEXO EDHE: Reforma Zgjedhore, Hajdari: Beteja ime në Këshillin Politik mbaron këtu, vijon në Parlament
U la detyrë që deri në fillim të javës, pra të hënën të kemi informacionin e plotë që parashikon të gjitha këto garanci, ndërsa vazhdojmë për të mbyllur ato aspekte që janë të nevojshme, si financimi. Ditën e hënë Këshilli Politik, do të ketë dokumentin e plotë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare dakordësisë së 5 qershorit”, tha Bylykbashi. /abcnews.al