Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç:  Njohja e ndërsjellë nuk është në agjendë

schedule11:37 - 12 Qershor, 2020

schedule 11:37 - 12 Qershor, 2020

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se  vendi i tij është i gatshëm që të nisë bisedimet me  Prishtinën por pa kufizime kohore. Sipas mediave serbe ai ka theksuar se njohja e ndërsjellë nuk është në agjendë dhe ata nuk do dorëzohen.

Sipas kreut serb të ka theksuar se është në interesin e shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare që së bashku të bisedojmë për lirinë e lëvizjes, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Reagumi i Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Hoti paraqiti platformën për bisedime ku potencoi “integritetin territorial” dhe marrëveshjen që do të jetë në frymën e “Kushtetutës së Kosovës”.

Gjithashtu Vuçiç pas zgjedhjeve të 21 qershorit duhet të bisedojë  me përfaqësuesin e BE për politikë të jashtme Borel dhe të dërguarin special Lajçak për vazhdimin e dialogut, këtë e paralajmëroi Daçiç.

“Pasi qeveria e re hoqi masat e reciprocitetit dhe para tyre taksën janë përmbushur kushtet për vazhdimin e dialogut” ka thënë Daçiç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!