Autoritetet italiane në Riva Ligura kanë arrestuar një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave, në pranga ka rënë një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se shqiptari i sillte klientët në apartamentin e tij gjatë natës, duke shkaktuar zhurma, çka ka sjellë shqetësimin e fqinjëve të tij, të cilët e kanë denoncuar në polici.
Pas kontrollit të ushtruar në apartamentin e tij, policia sekuestroi 30 kilogramë lëndë narkotike, marijuanë dhe kokainë./abcnews.al
Marijuanë dhe kokainë në apartament, pranga shqiptarit
schedule16:35 - 30 Mars, 2018
schedule 16:35 - 30 Mars, 2018