Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet kokainë në Muriqan/ Arrestohet 56-vjeçari nga Durrësi, drogën e fshehu në çantë dore

schedule13:58 - 4 Nëntor, 2026

schedule 13:58 - 4 Nëntor, 2026

Në këtë çantë dore, policia kufitare e muriqanit gjeti dhe sekuestroi një kilogram kokainë.

Një 56 vjeçar I identifikuar si arben hysaj, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare, pasi tentoi të fuste në vendin tonë me mjetin e tij 1 kilogram drogë.

Zyrtarisht, policia thotë se nëpërmjet shkëmbimit të informacionit ndërmjet uniformave blu dhe autoriteteve doganore, u parandalua dhe u godit një rast I tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.



Bazuar edhe në analizën e riskut, policia kaloi për kontroll të detajuar, në vijën e dytë automjetin tip Renault që drejtonte 56-vjeçari nga durrësi, arben hysaj.

Edhe lënda narkotike e llojit kokainë, edhe automjeti me të cilën transportohej droga, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!