Një punonjës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sekretari i MASh, Agim Berdyna, në një prononcim për mediat ka thënë se këtë të martë se një nga zyrtarët e ministrisë është konfirmuar me koronavirus.
“Po është e vërtetë se ka rezultu pozitiv, ai ka qenë gjithë kohës në punë. E kemi njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në, personi që ka dalë pozitiv është në vetizolim”, tha ai.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1 263 persona, 912 prej personave të infektuar janë shëruar, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona. /abcnews.al