Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shqetësuar nga përhapja e koronavirusit, zyrtarët e shëndetit monitorojnë protestat në mbarë vendin

schedule14:33 - 8 Qershor, 2020

schedule 14:33 - 8 Qershor, 2020

Zyrtarët shëndetësorë kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e koronavirusit, pas protestave për vdekjen e George Floyd.

Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të dielën se po monitoronte nga afër demonstratat që po ndodhin nëpër SH.B.A., dhe paralajmëroi se protesta  të tilla mund të nxisin transmetimin e koronavirusit. Disa shtete tashmë po shohin tendenca rritëse të rasteve të reja.

CDC dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetit u kërkuan amerikanëve të përdorin maska fytyre kur të dalin jashtë, dhe gjithmonë të ruajnë distancën.



Por  protestat e mëdha e bëjnë të vështirë ndjekjen e  udhëzimeve të  rekomanduara për distancimin shoqëror dhe “mund t’i rrezikojnë të tjerët”, tha zëdhënësja e CDC, Kristen Nordlund në një deklaratë.

“Është shumë herët të dimë se çfarë efekti do të kenë këto ngjarje ndaj Covid-19. Çdo situatë lokale është e ndryshme. Zyrtarët shtetërorë dhe vendorë do të marrin vendime për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike bazuar në rrethanat në terren ,” ajo tha.

Në fillim të këtij muaji, drejtori i CDC-së, Dr Robert Redfield tha që protestuesit duhet të testohen për virusin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!