U përdhunua në Jetimore pastaj edhe nga shefi i policisë: Rrugëtimi tronditës i të miturës

schedule09:40 - 6 Qershor, 2020

schedule 09:40 - 6 Qershor, 2020

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2016, hetimet në atë kohë u mbyllën por ngjarja është rihapur pas një deklarate të vet vajzës së fundmi.

Izmir Duraku dyshohet se ka përdhunuar të miturën në kohën kur ka qenë oficer i policisë gjyqësore teksa merrte deklarimet e vajzës.

Sipas SHCBA bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2016, ajo është dhunuar seksualisht nga Duraku në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve.

Vajza e mitur, kishte shkuar në polici në atë kohë, për të denoncuar përdhunimin që i kishte ndodhur nga disa punonjës, në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al nga hetimet dyshohet se në shtëpinë fëmijës në Shkodër ka patur edhe abuzime të tjera.

Mbrëmjen e djeshme SHÇBA njoftoi se kishte pezulluar nga detyra shefin e policisë së Fushë Arrëzit Izmir Duraku. /abcnews.al