Orët vendimtare për “Zgjedhoren”, nis mbledhja e Këshillit Politik

schedule19:50 - 5 Qershor, 2020

schedule 19:50 - 5 Qershor, 2020

Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Gazetari Juxhin Mustarafaj raporton për abcnews.al se ambasadorët dhe përfaqësuesit politikë të mazhorancës dhe opozitës kanë mbërritur te Pallati i Kongreseve, aty  ku po zhvillohet mbledhja, e cila është thirrur nga OSBE.

Në takim marrin pjesë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca, ambasadori britanik Duncan Norman dhe Bernd Borchdt.

Ambasadorët që kanë qenë pjese e negociatave janë po ashtu edhe pjesë e kësaj tryeze, për të qenë dëshmitarë të asaj që do të ndodhë mbremjen  e sotme.

Këto duket se janë orët vendimtare, pasi pritet që pas kësaj mbledhje të komunikohet edhe arritja e një marrëveshje për produktin final të Reformës Zgjedhore. Megjithatë, do të jenë palët që do të bëjnë publike edhe detajet.

Tashmë Reforma Zgjedhore kërkon vetëm firmat e opozitës. I vetmi kusht i PD është depolitizimi i administratës zgjedhore. Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se tashmë topi është për Lulzim Bashën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!