Presidenti i Republikës ka përfunduar para pak minutash takimin me amabasadoren amerikane Yuri Kim.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm gjatë komunikimit për media në Presidencë, lidhur me takimin me diplomaten amerikane, Meta është shprehur se “nuk beson se do bëjë komente rreth takimit në fjalë.” Presidenti vetëm deklaroi që ishte një takim zyrtar, pozitiv.
Meta u shpreh: “Nuk besoj të bëj komente për takimin me Kim. Ishte takim zyrtar dhe pozitiv. Dihet që SHBA e mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë kam bërë përpjekjet e mia.”
Lexo edhe: Përfundon takimi i Presidentit Meta me ambasadoren Yuri Kim
Ndërsa, sa i përket zhvillimeve të fundit për Reformën Zgjedhore, kreu i shtetit u shpreh se nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, dhe se nuk e sheh të arsyeshme që të bëhet pjesë.
Megjithatë, Meta shtoi se duket që është bërë një progres duke theksuar se pret sa më shpejt një lajm pozitiv.
Meta u shpreh: “Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme të behem pjesë. Dëshiroj të ketë konsensus sa më të shpejtë. Është një detyrim për integrimin në BE, duket që ka një progres…Ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin. Di që opozita nuk ka vendosur kushte për qeverinë tranzitore. Besoj se mospasja e kushtit e bën konsensusin më të mundur. Shpresoj të kemi sa më shpejt një lajm pozitiv. Shpresoj të reflektohet sa më shpejt.” /abcnews.al/