Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 2 mijë humbje jete

schedule23:04 - 1 Korrik, 2026

schedule 23:04 - 1 Korrik, 2026

Numri i të vdekurve nga tërmeti i dyfishtë në Venezuelë është rishikuar sërish në rritje, një javë pas katastrofës, duke arritur në 2 295 viktima, ndërsa mbi 11 000 persona raportohet se janë plagosur.

Lajmin e bëri të ditur presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, i cili shtoi se rreth 12 841 persona janë prekur nga tërmetet që goditën vendin më 24 qershor.

Sipas tij, vetëm një ditë më parë bilanci zyrtar ishte 1 943 të vdekur dhe 10 571 të plagosur, duke treguar një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave pas përditësimeve të fundit nga autoritetet.



Autoritetet venezueliane po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!