Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia, fitore me “zemër në dorë”/ “Tre luanët” vuajnë me Republikën Demokratike të Kongos

schedule23:39 - 1 Korrik, 2026

schedule 23:39 - 1 Korrik, 2026

Nuk mund të largohej kaq shpejt. Futbolli shpesh herë është kaq mizor, por sërish nuk arriti të ishte I pashpirt me eliminimin e Anglisë, që do të vazhdojë në këtë Botëror.

Gjithsesi, fitorja në raundin e dytë nga Republikës Demokratike të Kongos ishte një vuajtje që vazhdoi për më shumë se 90 minuta në stadiumin e Atlantës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra e trajnerit gjerman Tomas Tuhel ia doli 2-1, lumturoi veten dhe tifozët, si dhe u lehtësua, por e shtoi edhe më shumë bindjen se nuk ka potencialin të paktën të një France.



Le ta shohim më vonë sesi do të shkojë. Tronditja erdhi shpejt, pasi afrikanët shënuan që në 7’ me autor Sipengën, si dhe mbetën të rrezikshëm gjithë pjesën e parë.

Jo më kot, goditën edhe shtyllën.

Sidoqoftë, kjo Angli ka më shumë përvojë, më shumë durim. Po ashtu, ka shumë më tepër cilësi, dhe stol pafundësisht më të gjatë.

Harri Kejn, Xhud Belingham, Madueke, Rajs, e pas pushimit Saka, Gordon apo Eze nuk mund të përballoheshin në gjatësinë e një ndeshjeje futbolli.

Shpëtimi erdhi pikërisht nga kapiteni dhe ylli kryesor. Kejn, sulmuesi I Bajernit të Mynihut dhe Këpuca e Artë e Europës këtë sezon, realizoi dy golat e përmbysjes.

Ishin perla sipas mënyrës së tyre, sidomos I dyti.

Asistet ishin të dy nga përforcimi I ri I Barcelonës, Entoni Gordon, ndërsa Anglia bëri shumë më tepër, si në mbajtje topi, gjuajtje, pasime dhe saktësi në to, si dhe në dyluftimet e fituara. Prova e parë për infarkt kaloi, ndërsa tani do të vijë një më e vështirë.

Në 5 korrik, në stadiumin “Azteka” “tre luanët” do të dalin në fushë përballë Meksikës vendase dhe 81 000 tifozëve fanatikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!