Analisti Martin Leka komentoi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News protestën e zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar atë si një lëvizje pa drejtim dhe pa një lidership të qartë.
Sipas Lekës, qeveria kërkon negociata, por protesta nuk ka një përfaqësim të mirëfilltë për të zhvilluar dialog.
“Janë një grup njerëzish që nuk kanë arritur asgjë. Protesta është e destinuar të dështojë me sukses”, u shpreh ai.
Analisti ndaloi edhe te përfshirja e mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se kjo ishte një lëvizje e gabuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Kurti ka gabuar që është përfshirë në protestën në Tiranë”, tha Leka.
Gjatë intervistës, analisti tha se aktet e dhunës nga ana e protestuesve, tregojnë dobësi dhe mungesë idesh, ndërsa shtoi se, sipas tij protesta po shkon drejt fundit, duke argumentuar se pjesëmarrja e qytetarëve ka pësuar rënie.
“Sali Berisha dhe Elisa Spiropali janë dy emra që nuk ja vlen për t’i analizuar. Por unë do thoja se çdo përpjekje për të lancuar të ashtë-quajturën “Shqipëri e Re”, përmes revolucionit të Flamingove, rastet tregojnë inicimin e dhunës. Por sado dhunë të bëhet, tregon që humbësi është ai që e shkakton këtë dhunë. Dhuna e djeshme nga ana e protestuesve tregon që e ndjejnë që janë në ditën e fundit të këtij marshimi në Bulevard. Pasi siç e shohim edhe nga pamjet ka një rënie drastike të pjesëmarrjes. Organizatorët dhe folësit nuk thonë asgjë dhe janë një grup-konglomerat që flasin se si janë ndarë me burrin e me gruan e kanë banalizuar protestës, ku edhe ajo pjesë e shëndoshë duhet të ndjejë turp”, tha ai.
/abcnews.al/



