Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cili është qëllimi i lëvizjes “Black Lives Matter” ?

schedule10:50 - 5 Qershor, 2020

schedule 10:50 - 5 Qershor, 2020

Lëvizja Black Lives Matter, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes, pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd, kur polici i bardhë Derek Chauvin, e mbajti gjurin mbi qafën e tij për 8 minuta dhe 46 sekonda., shkruan VOA.

Black Lives Matter filloi në korrik të vitit 2013, kur George Zimmerman u shpall i pafajshëm pasi hapi zjarr duke shkaktuar vdekjen e 17 vjeçarit, Trayvon Martin, një adoleshent i paarmatosur afro-amerikan.

Martin u vra nga Zimmerman ndërsa po kthehej nga një dyqan në shtëpinë e të atit, në Sanford të Floridës. Zimmerman, një rojë  telefonoi departamentin e policisë, duke denoncuar një vjedhje në lagje dhe tha se po shihte një “djalë shumë të dyshimtë”, që dukej se kishte synime të shkaktonte probleme, raporton abcnews.al

Zimmerman doli nga makina, gjë që u pasua nga një konfrontim i dhunshëm mes tij dhe Martinin. Zimmerman hapi zjarr, duke e lënë të vdekur Martinin dhe më pas i tha policisë se Martin e kishte sulmuar dhe ai kishte vepruar për t’u vetëmbrojtur. Kjo ishte baza për shpalljen e tij të pafajshëm.

 

Pasi u rrëzuan akuzat ndaj Zimmermanit, Alicia Garza, që atëherë bashkëthemeluese e fondacionit Black Lives Matter Foundation, shkruajti: “Njerëz me ngjyrë. Ju dua. Jeta jonë ka vlerë”.

Patrisse Cullors, një  tjetër bashkëthemeluese e Fondacionit Black Lives Matter, pas postimit të Garzas krijoi sloganin #BlackLivesMatter në mediat sociale, i cili fitoi popullaritet, raporton abcnews.al

Lëvizja u përhap në shkallë vendi, një vit më pas, në kurrik 2014, kur vdiq Eric Garner.

Garner, një afro-amerikan, u ndalua nga policia e New York nën dyshimin se shiste cigare në State Island. Oficeri i policisë, Daniel Pantaleo e rrëzoi në tokë Garnerin duke i zënë frymën, ndërsa dëshmitarët e regjistruan Garnerin, i cili thoshte “Nuk marr dot frymë”.

43 vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, u shpall i vdekur më pas në spital. Raporti i mjekësisë ligjore arriti në përfundimin se shtrëngimi i fytit nga polici, shkaktoi vdekjen e tij, raporton abcnews.al

Pothuajse dy muaj pas vdekjes së Garnerit, adoleshenti 18 vjeçar afro-amerikan, Michael Brown u vra me armë zjarri nga oficeri i polcisë, Darren Wilson në Ferguson të shtetit Missouri.

Slogani #BlackLivesMatter ka vazhduar të përdoret për të protesuar ndaj asaj që lëvizja e sheh si zbatim i pabarabartë i drejtësisë, veçanërisht në lidhje me vrasjen e afro-amerikanëve nga policët e bardhë apo të tjerë që pretendojnë se veprojnë në emër të mbrojtjes së ligjit.

Ndërsa lëvizja gëzon mbështetje të gjerë nga afro-amerikanët, është kritikuar nga konservatorët. Disa politikanë republikanë e akuzojnë se përforcon paragjykime kundër policisë. Një sondazh në vitin 2015, arriti në përfundimin se 41 për qind e amerikanëve të bardhë mendojnë se ky grup nxit dhunën, diçka që udhëheqësit e saj e mohojnë.

Organizata përpiqet gjithashtu të ekspozojë racizimin në gjithë vendin dhe bashkëthemeluesit e Fondacionit Black Lives Matter Foundation — Garza, Cullor dhe Opal Tometi  kanë këmbëngulur se misioni i organizatës së tyre është “çrrënjosja e supremacisë së bardhë dhe konsolidimi i strukturave lokale për të ndërhyrë në dhunën e shkaktuar në komunitetet afro-amerikane nga shteti dhe të tjerë që marrin rolin e vendosjes së rendit  vetë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!