Sfida e radhës së qeverisë është ndërtimi i shkollave profesionale në cdo bashki të vendit. Kyeministri Edi Rama nënvizoi se ky është një investim për zhvillimin ekonomik të vendit.
Të paktën një shkollë profesionale në çdo bashki është synimi i qeverisë deri në fund të këtij mandati.
“Ne kemi qëllimin e padiskutueshëm që t’i shtojmë, dhe faktikisht ideja jonë është që deri në fund të këtij 4 vjeçari ne të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një. Dhe nga ana tjetër të kemi sa më shumë nga ato shkolla që të jenë të binjakëzuara”.
Komentuesëve të shprehjes së tij mbi profesionistët dhe punën iu përsërit se kjo është e vërteta e vetme.
“Sado të komentohet me 1001 mënyra të ndryshme shprehja e popullarizuar që ‘punë ka, po s’ka profesionistë’, është dramatike e vërteta e shumë ndërmarrjeve sot që kanë punë, po nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur për atë punë”.
25.300 studentë në arsimin profesional janë ende pak në krahasim me çfarë duhet të jenë për t’iu përgjigjur tregut të punës, tha Kryeministri Rama në aktivitetin “Arsimi profesional, garanci për punësim”.
“Është shumë e rëndësishme në këtë kontekst tu them se në një anketim të bërë me sipërmarrjen dhe investitorët e huaj për pengesat që ata ndeshin për të investuar më shumë në Shqipëri, pika e parë që identifikojnë nuk janë as taksat, as legjislacioni, as dhe vetë gjykatat por është mungesa e krahut të kualifikuar të punës”./abcnews.al