Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gabuan ata që menduan se Rama kishte marrë fund”, ironia e Çupit: Menduan se e mundi Spiropali!

schedule21:26 - 18 Tetor, 2026

schedule 21:26 - 18 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe zërat për dobësimin e Edi Ramës, duke i cilësuar si një fiasko pritshmëritë e atyre që menduan se kryeministri kishte humbur fuqinë politike.

Sipas Çupit, disa figura që janë larguar prej vitesh nga Partia Socialiste u zgjuan me bindjen se Rama kishte marrë fund, ndërsa vlerësoi rolin e tij në arenën ndërkombëtare, marrëdhëniet me partnerët dhe kontributin për paqen e stabilitetin në rajon.

Ai komentoi gjithashtu edhe qëndrimin e Elisa Spiropalit, duke e mbyllur analizën me një krahasim ironik mes Mamicës dhe Vojsavës.



“Sa herë ndodh në grupimet shoqëritë e dobëta, me njerëz të dobët, kur era kërcet në një dritare, dalin njerëzit jashtë dhe të lënë aty. Nisur që nga këta tipat që e kanë lënë PS prej dekadash u zgjuan dhe menduan se Rama mbaroi dhe se këta terroristët e mposhtën Edi Ramën se Rama e kishte lidhje me Europën si kukullat nuk e kishte lidhje të fuqishme.

Mos harrojmë Rama është anëtar I Bordit të Paqes, për të shëruar Palestinën, është bashkë me Trump. Ka mbajtur një nga fjalimet më të nderuara në parlamentin e Izraelit gjë që është në CV e një udhëheqësi të tij të madh. Ka ndërtuar një Shqipëri e cila është garante për paqen dhe stabilitetin e rajonit është udhëheqës i rajonit mos harrojmë se ka drejtuar KS të OKB në një luftë dhëmbë për dhëmbë me diplomacinë ruse në mbrojtje të Kosovës. Menduan se Spiropali e mundi Ramën, një fiasko e tërë. Unë me vete kam menduar se nga Mamica u kthye në Vojsavë” tha Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!