Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dorëheqja e Ramës në këto kushte krijon precedent”, Mile: Dhuna është e pajustifikueshme!

schedule18:29 - 18 Tetor, 2026

schedule 18:29 - 18 Tetor, 2026

Për pedagogun Klementin Mile dhuna e ushtruar në protestë është e pajustifikueshme dhe vullneti i pakicës nuk mund t’i imponohet shumicës. Në studion e ABC News, Mile komentoi zhvillimet e fundit në vend, ndërsa theksoi se dorëheqja e kryeministrit, në kushtet si po kërkohet krijon precedent për vendin.

“Në situata të tilla dhuna është bashkëshoqëruese, në momenin që nuk i vendos kufij mënyrës si po proteston do kemi akte të tilla. Kjo është nga të dy anët, si nga protesues që kanë dëmtuar efektivë, por edhe policia e ka tepruar me ushtrimin e forcës duke e kaluar në dhunë. Dhuna është e pajustifikueshme. Ka disa nene të kushtetutës që garanton lirinë e protestës, por paqësore. Mua më duket se kjo e drejtë është abuzuar nga qytetarët.

Nëse flasim për Antifa, këtu kalojnë në dicka tjetër, nëse vërtetohet. Nëse i besojmë kryeministrit në këtë rast mund të themi se ajo është një organizatë që përdor edhe mjetet e dhunshme për të arritur qëllimet e veta. Nëse është Antifa pas këtyre protestave, këtu kemi një problem se e para cënohet kushtetuta, dhe e dyta kemi parimin e demokracisë.



Në një demokraci vendos shumica, me gjithë respektin për kauzën e atyre njerëzve që protestuan prej më shumë se 100 ditë, unë nuk pash të jetë ajo shumica. Pati një rënie të numrit, dhe kur numri ra edhe më shumë patëm një përshkallëzim të protestës. A duhet ne të lejojmë që të na imponohet pakica? Në demokraci vendos populli.

Kjo pakicë të vetmen mënyrë që ka për të fituar është të imponojë vullnetin e saj, po nëse ne pranojmë këtë gjë do të thotë se ne duhet të heqim dorë nga demokracia. Ne sot duam lirinë për të protestuar, po kjo liri të kufizohet nga parimi demokratik i shumicës.

Kemi një shumicë, psh Rama mund të thotë erdha me 800 mijë vota, ndërsa protestuesit I thonë se nuk i ke. Qeverisja e Ramës, në mandatin e katërt mund të ketë 1 mijë probleme, pork a një gjë, Rama këto probleme i ka patur në mandatin e tij të parë, të dytë e të tretë, por ka rifituar gjithmonë mandat. Në demokraci vendos populli, duam s duam ne e ka votëbesuar ky popull. Tani Rama nuk mund të ikë derisa një pjesë e vogël e këtij populli e kërkon këtë. Pse duhet dorëheqja? Për të shfryrë këtë presion popullor? Nëse e bën këtë vendos një precedent. Atëherë kjo nuk është më demokraci, deformohet sistemi. Pastaj ne nuk kemi garanci, ja e dha Rama dorëheqjen a përfundon e gjithë kjo?

Nëse janë duar të huaja, a duan vetëm kaq apo duan më shumë. Që do të thotë a është cështja të ikë Rama, apo të destabilizohet Shqipëria. Nuk zgjidhet dhe nuk adresohet gjendja në këtë lloj mënyrë se si po tentohet të bëhet, pa negociatë, po vetëm me gurë.” u shpreh Mile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!