Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet me kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës, të cilat më pas do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal në zonat malore.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre pritet të arrijë deri në 20m/s.
Ndërkohë era jugore do të sjellë edhe rritje të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mesditës.
Temperaturat:
vendet malore 9°C deri 26°C
vendet e ulëta 12°C deri 30°C
vendet bregdetare 15°C deri 29°C