Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 1,164.
Siç njoftoi ISHP rastet e reja janë konfirmuar: 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamzë, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19.
Ndërsa, sa i përket situatës në spitalin Covid, aktualisht njoftohet se në shërbimin Infektiv ndodhen 27 të prekur nga virusi. Prej tyre, katër janë në terapi intensive dhe një është i intubuar.
Lexo edhe: 21 raste të reja me koronavirus, shkon në 1 164 numri total i të prekurve
Po ashtu, u raportua edhe vdekja e një pacienti 62-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.
62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID-19 dhe vuante nga ciroza hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit Infektiv, nuk është sëmundja e shkaktuar nga virusi korona, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit. /abcnews.al/