21 raste të reja me koronavirus, shkon në 1 164 numri total i të prekurve

schedule10:34 - 2 Qershor, 2020

schedule 10:34 - 2 Qershor, 2020

ISHP raporton për 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 164 numrin total të të prekurve nga koronavirusi në vend.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar gjashtë persona, personel mjekësor me koronavirus.

Rastet e reja janë si vijon: 14 në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga një rast në Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Mallakastër.

Sipas ISHP, rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.

Raportohet se aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

ISHP njoftoi edhe për një pacient 62-vjeçar që ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, rast ky i raportuar më herët nga abcnews.al.

62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.

STATISTIKA

Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1 /abcnews.al