Skuadra e Juventusit është një ndër më të mirat në botë dhe kur flitet për merkato, emrat më të mëdhenj të futbollit lidhen me një kalim të mundshëm te “Zonja e Vjetër”. Por jo vetëm emra të mëdhenj, pasi Juventus investon dhe tek talentet.
“FussballTransfers” raportoi sot se klubi italian është i interesuar për firmën e talentit 18 vjeçar të Werder Bremenit, sulmuesin Eren Dinkci.
Talenti gjerman ka shënuar 22 gola në 20 ndeshje për ekipin U-19 të Werderit dhe ka kontratë deri në fund të sezonit. Me interesimin e Juventusit, Dinkci pritet të mos rinovojë dhe të transferohet në Torino./abcnews.al
Juventus are interested in signing 18-year-old attacker Eren Dinkci (Werder Bremen). https://t.co/r00OiQMnta
— Get German Football News (@GGFN_) May 31, 2020