Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmirësohet i lënduari në sy/ Mjekja: 28-vjeçari do dërgohet në Romë për mjekim të specializuar

schedule12:25 - 25 Tetor, 2026

schedule 12:25 - 25 Tetor, 2026

Dr. Vilma Mema, shefe e okulistikës në QSUT, informoi mbi gjendjen e 28 vjecarit Erjon Vishkulli, i cili një ditë më pari mbeti i plagosur në protestë, pasi u godit me plumb gome në sy.

Mema tha se i riu do i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje në Itali, ndërsa gjendja e tij momentalisht është e stabilizuar.

“Sot kemi disa shenja pozitive, situata duket më e stabilizuar. Stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë.



Kryhet edhe në QSUT, por do dërgohet në një spital më të specializuar në Itali, pacienti do të dërgohet sot. Do të jemi në bashkëpunim me kolegët në Itali për ecurinë. Për sa i përket shikimit, do të presim rezultatin e ndërhyrjes së dytë. I uroj djalit më të mirën e mundshme” tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!