Po I afrohet formës së tij më të mirë. Myrto Uzuni kaloi Atlantikun pikërisht për këtë, për të shënuar gola, dhe më në fund po e bën më rregullisht.
Në ndeshjen më të fundit të ligës profesioniste amerikane, sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte autor I dy rrjetave që sollën edhe fitoren me përmbysje.
Ishte suksesi 2-1 që Ostin e arriti në fushën e rivalit Kanzas Siti, i pari për skuadrën që nga 14 nëntori, kur Uzuni nuk ishte në fushë për shkak dëmtimi.
Futbollisti shqiptar shënoi në minutat 64 e 86, për një sukses tepër të rëndësishëm, sepse Ostin është në vendin e parafundit në Konferencën e tij.
Po ashtu, mori fund seria prej tri humbjesh radhazi. Në tri ndeshjet e fundit, ai ose ka shënuar, ose ka asistuar. Uzuni ka 9 gola dhe dy asiste në ligën e futbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara, në 23 ndeshje të luajtura.
Kjo do të thotë shumë më poshtë Lionel Mesit, që kryeson garën për Këpucën e Artë me 25 realizime, por gjithsesi mund të quhet mirë. Në total, si sezon sulmuesi ka 13 gola dhe asistë në vetëm 28 ndeshje, përfshi edhe Kupën e Ligës./abcnews.al


