Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bajrami e bën “sefte” në Arabi/ Lojtari i Kombëtares shënon golin e parë në Ligën Saudite

schedule12:39 - 25 Tetor, 2026

schedule 12:39 - 25 Tetor, 2026

Nuk i ka punët shumë mirë as atje, por gjithsesi ka arsye për të festuar. Nedim Bajrami doli dhe një herë I mundur nga fusha, dhe luajti shumë pak, vetëm 18 minuta, në ndeshjen që skuadra e tij Al Tauon e humbi me shifrat 2-1 në fushën e kundërshtarit Al Rijad, por arriti të shënonte.

Vendasit siguruan epërsinë 2-0 falë formës së shkëlqyer të yllit Bernard Mensah, autor I asistit të golit të parë shënuar nga Oku, dhe realizues i rrjetës së dytë pas pushimit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, që u la jashtë kuqezinjve në këtë Ligë të Kombeve nga trajneri Rolando Maran, hyri në fushë vetëm në minutën e 72-të, si një nga përpjekjet e miqve për të shpëtuar të paktën pikën.



Mund të themi se e bëri mirë detyrën, pasi shënoi një gol shumë të bukur me aftësi personale në 78’, pra vetëm 6 minuta pasi u ndodh në terren. Ishte rrjeta e tij e parë për këtë edicion.

Kjo nuk mjaftoi, ndonëse për Bajramin mund të jetë një nxitje se mund të bëjë më shumë.

Në një moshë tepër të re, 27-vjeçare, ai duket se nuk po mundet të japë maksimumin, siç i ndodhi në Itali dhe Skoci. Pasi e nisi si titullar në pesë ndeshjet e para që u aktivizua në Ligën Profesioniste Saudite, në 3 të fundit ka qenë zëvendësues duke luajtur gjithsesj 35 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!