Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern, në ankth për Kompany/ Probleme shëndetësore, tekniku dërgohet me urgjencë në spital

schedule12:37 - 25 Tetor, 2026

schedule 12:37 - 25 Tetor, 2026

Bayern Munich merr një goditje të rëndë, pas barazimit në mesjavën e Champions kundër Arsenal. Skuadra bavareze ka humbur trajnerin Vincent Company për disa javë si njofton vetë klubi kampion i Gjermanisë.

Tekniku belg pati një problem shëndetësor gjatë së shtunës, duke bërë që ai të shtrohej me urgjencë në një prej spitaleve të Munich. Pas disa oprësh ankthi, klubi bavarez, me anë të drejtorit sportive Max Eberl qetësoi tifozët, duke thënë se Vincent Kompany, ndodhet në një “gjendje të qëndrueshme”. “Fillimisht duhet të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi dhe si ndodhi; vetëm atëherë do të vlerësojmë me qetësi ndikimin që kjo do të ketë në kohëzgjatjen e rikuperimit të tij. Për këtë arsye, për momentin nuk po përcaktojmë ndonjë afat të saktë. Bëhet fjalë për javë, jo për ditë”, u shpreh shtoi drejtori sportiv i Bayern.

Javën e kaluar, Kompany u prek nga një virus që e mbajti larg ekipit për disa ditë, ndonëse të mërkurën në mbrëmje ai mundi të kthehej në stol për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Më vonë, ai pranoi se nuk u kishte kushtuar vëmendjen e duhur sinjaleve që i dërgonte trupi i tij. Pasditen e së shtunës, pas seancës stërvitore të ekipit të parë në përgatitje për ndeshjen e radhës në transfertë kundër Freiburgut, Kompany qëndroi për të ndjekur stërvitjen e ekipit rezervë. Trajneri nuk u ndje mirë dhe u dërgua me ambulancë në një klinikë në Mynih, ku u shtrua për “ekzaminime të hollësishme mjekësore”. Kompany do të mungojë disa javë në pankinën e Bayern, çka do të thotë se skuadra duhet të bëjë pa të në disa ndeshje të kampionatit, si dhe në takimin e Ligës së Kampionëve në transfertë kundër Atlético Madridit, të planifikuar për më 3 nëntor./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!