Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik pas 4 orësh. Në një deklaratë për mediat Rudina Hajdari tha se diskutimi për ndryshimin e sistemit është shtyrë.
Ndërkohë Hajdari tha se po diskutohet që të ketë edhe një mbledhje sot pasdite ndwrsa shtoi se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.
Hajdari deklaroi:
“Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar për sa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.
Ndërsa, sa i përket diskutimit për sistemin dhe shtyrjen e tij, Hajdari shtoi:
“Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato çështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje të mirfilltë dhe reformë zgjedhore. Do kemi vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme të personave që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër.”
Po ashtu palët nuk kanë rënë sërish dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. /abcnews.al/

