Hajdari: Mazhoranca nuk ra dakord për votimin biometrik, nesër diskutojmë sistemin danez

schedule21:14 - 28 Maj, 2020

schedule 21:14 - 28 Maj, 2020

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik deputetja Rudina Hajdari u shpreh takimi nuk pati rezultate konkrete.

Hajdari theksoi se diskutimi do të rifillojë sërish ditën e nesërme ndërsa shtoi se sistemi danez mbetet për tu diskutuar. Sipas saj çështja më e rëndësishme është ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura.

Gjithashtu Hajdari tha se i ka bërë një kërkesë ekspertëve të OSBE/ODIHR për të konsideruar modelin danez, çështje që do të trajtohet ditën e nesërme.

“Takimi zgjati më shumë se 3 orë, nuk është se pati diçka konkrete. Mazhoranca nuk ra dakord për votimin biometrik gjithashtu edhe për numërimin elektronik.

Mendojmë që nesër do fillojmë përsëri tek kjo pikë, bëra një kërkesë që ekspertët të bëjnë propozimin për sistemin danez, dhe do të diskutohet ky sistem ditën e nesërme.

Ne duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor sepse përndryshe gjithë këto që bëjmë janë arnime”, tha Hajdari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!