Nxënësit kthehen në shkolla, kështu bëhet mësimi në kohë pandemie në Korenë e Jugut

schedule09:44 - 20 Maj, 2020

schedule 09:44 - 20 Maj, 2020

Nxënësit në Korenë e Jugut janë kthyer nëpër klasa pas 5 muajsh pushime, ndërsa shkollat rihapen në kuadër të lehtësimit të masave shtrënguese për koronavirusin.

Të parët që kthehen në shkollat e vendit janë maturantët.

Në portat e shkollave ishin vendosur skanerë termalë ndërsa nxënësit me masaka në fytyrë dhe mësuesit përshëndesin njëri-tjetrin.

Cho Sung-jin, mësues në shkollën e mesme Chungam u shpreh për BBC se të japësh mësim ndërsa mban maskë vënë është e vështirë.

Cho Sung-jin: Është shumë e vështirë që të marrësh frymë me një maskë vënë kur je duke u munduar që të ngresh zërin. Po ashtu nuk është edhe aq e lehtë që të identifikoj apo të njoh nxënësit e mi pasi ata mbajnë të gjithë maska të njëjta.

Për të evituar përhapjen e koronavirusit, shkollat bënë hapësirë për tavolinat dhe u vendosën “mburoja” plastike. Po ashtu edhe orari i mësimit apo drekës janë prekur nga ndryshimet.

Në këtë shkollë nxënësve u është kërkuar gjithashtu apo këshilluar që të “shmangin muhabetet e panevojshme” në mënyrë që të minimizohet afria fizike. Kujtojmë këtu se Koreja e Jugut raportoi 32 raste të reja në mesnatën e të martës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!