Tirana “zonë e kuqe”, baret dhe restorantet hapen me orare të kufizuara, rëndohet trafiku

schedule13:22 - 18 Maj, 2020

schedule 13:22 - 18 Maj, 2020

Tirana ende vijon të jetë zonë e kuqe për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Gazetari Maksi Rama në një vëzhgim në zonën e “Pazarit të Ri”, në Tiranë tha për “ABC News” se ditën e sotme ka pasur lëvizje të konsiderueshme. Baret dhe restorantet janë hapur ditën e sotme, duke respektuar edhe protokollin e vendosur në kuadër të respektimit të masave të vendosura për parandalimin e COVID-19.

“Kemi aplikuar për “pagën e luftës dhe po presim që të na e hedhin në bankë. Për bizneset ka qenë një situatë e vështirë sepse kemi qëndruar të mbyllur gjithë këtë kohë”, u shprehet një nga menaxherët e bizneseve.

Ndërsa më tej shtoi se kushteve të vendosura edhe pse janë penalizuese do t’i përshtaten situatës. Gjithashtu u shpreh se orari i vendosur është disi kufizues dhe penalizon ecurinë e biznesit./abcnews.al