Aksionit për mbjelljen e pemëve në kryqyetet iu bashkuan dhe përfaqësues të Gazsjellësit Trans-Adriatik. Ditën e sotme u mbollën 1000 pemë selvi përgjatë segmentit lindor të Unazës së Madhe.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi TAP-in për pemët e dhuruara dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë se si kompanitë private mund të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale ndaj qytetit.
“Sapo kemi kaluar 95 mijë pemë të mbjella dhe jemi shumë afër qëllimit tonë kryesor, që në datën 21 Mars jo vetëm të kapim 100 mijëshen, por edhe ta kalojmë atë shifër. Me miq si TAP-i besoj se do t’ia arrijmë dhe do dalim faqebardhë në këtë nismë. Në fund të ditës, kjo është gjurma që lë secili prej nesh”, u shpreh Veliaj./abcnews.al