Të dhënat e frikshme, 400,000 persona në Britaninë e Madhe janë infektuar me Covid-19

schedule09:02 - 8 Maj, 2020

schedule 09:02 - 8 Maj, 2020

Të paktën 400,000 persona në Britaninë e Madhe janë infektuar me koronavirus, dhe 20,000 qytetarë po infektohen çdo ditë. Kështu janë shprehur disa ekspertë për situatën e koronavirusit në vendin ishullor.

Ekspertët e shëndetit druhen se epidemia e koronavirusit e cila është futur edhe në shtëpitë e kujdesit në vend, mund të ketë rritur edhe ritmin e përhapjes. Shkalla e përhapjes së virusit nga një person në një tjetër është rritur në 0.9.

Sipas të dhënave të dhënave paraprake nga Zyra e Statistikave Kombëtare, sëmundja është zbuluar mes 0.2 dhe 0.6 për qind të popullsisë, që përkthehet në rreth 400,000 njerëz.

Të përpiqesh të bësh gjurmimin e kontaktit ndërsa virusi vazhdon të  përhapet kaq shpejt do të ishte e pamundur dhe akoma ekziston një problem i madh në shtëpitë e kujdesit.

Ekspertët druhen se nëse shkalla e “ripërhapjes” së virusit rritet mes 0.75 dhe 1 epidemia në vend mund të dalë jashtë kontrollit sërish. Kjo mund të vështirësonte kalimin e vendit në fazën dy të planit për përgjigjen ndaj koronavirusit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!