Pas largimit të Ramës nga seanca parlamentare, kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi që të thërrasë Ramën në seancën ku debatohet për heqjen e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike.
Basha: Rama u ka hequr bukën e gojës familjeve në nevojë, se nuk i ka prioritet ata njerëz, sepse kur vjen në pushtet me paratë e krimit nuk të bëhet vonë për njerëzit e thjeshtë.
Ku ka shkuar tani, të takojë Sajmir Tahirin, që nuk ka burrërinë ta takojë në kafe, por si minj në skutat e spitaleve, shpikin edhe sëmundje se kanë një sëmundje, kokainën, jo atë që konsumojnë të dy por atë që sjellin me konteniere nga Kolumbia. Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë.
Sot këtu jemi për familjët në nevojë që shesin gjakun e trupit për të siguruar vaktin e vetëm për fëmijët e tyre të parritur.
Edi Rama largohet që këtej që tregon qartë prioritetet që ka.
Që të mos japë përgjigje zhduket për t’u takuar me Tahirin.
Të vijë të japë përgjigje këtu, të ndërpresë kafen me Sajmin Tahirin./abcnews.al