Shpërthimi në dyqan/Dyshohet se i plagosuri montonte mina

schedule15:17 - 12 Mars, 2018

schedule 15:17 - 12 Mars, 2018

Gentian Hoxha mbeti i plagosur në dyqanin e tij të celularëve, pas një shpërthimi që ndodhi brenda ambienteve të biznesit. Policia po heton në dy pista, e para dyshohet se i plagosuri montonte mina me telekomande dhe pista e dytë, atë të vendosjes së qëllimshme të lëndës plasëse në dyqan.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin mesditën e së hënës.

Siç duket edhe në foto, i dëmtuar në gjendje të rëndë mbeti Gentian Hoxha i cili është edhe pronari i dyqanit të celularëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë institutit të Higjenës, ne Rrugen e Elbasanit. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur nga një lëndë e papërcaktuar dhe i plagosur mbeti 34-vjeçari, i cili ishte duke punuar në servisin e tij.

Dyshimet e grupit hetimor, pohojnë për ABC News se, Gentian Hoxha montonte mina me celular.

34-vjeçari kishte hapur biznesin e tij në orën 10:30 minuta dhe ishte duke punuar në tavolin  e tij të punës.

Dyshohet se shpërthimi i ka ndodhur në dorë dhe nje incident ne montim mund të ketë shkaktuar atë. Dyshimet përforcohen edhe më shumë për hetuesit, pasi në momentin e ngjarjes, 34-vjeçari derën e biznesit e të tij e kishte të mbyllur.

Deshmitaret ne vendngjarje treguan panikun që përjetuan në momentin e shperthimit. Ishin këta të fundit që i dhanë ndihmën e parë Hoxhës I cili u dërgua në gjedje të rëndë në Siptalin e “Traumës”.

Pista tjetër që po hetojnë uniformat blu është edhe vendosja e lëndës shpërthyese nga persona të tjerë. Për këtë arsye u sekuestruan edhe disa kamera të sigurisë si edhe u morën në pyetje familjarët e 34-vjeçarit për të mësuar nëse ka pasur apo jo konflikt në të kaluarën e tij. /abcnews.al