Për avokatin Edmond Petraj, dhunuesit në protestë që shkatërruan Tiranën janë çeta të organizuara me para të mbështetur nga PD.
Në një bisedë në “Ora e Fundit”, Petraj komentoi edhe përfshirjen e pedagogëve në protestë për të cilët tha se janë këta pedagogë që kanë kthyer sistemin arsimor në gjendjen më të keqe.
“Rama ka patur informacion të saktë për personat dhe autorësinë e veprave që ata kanë. Jam mëse i bindur që këto janë çeta të organizuara me para që krijoi kaos në Tiranë. Janë të mbështetur nga PD, janë pjesë e grupeve që marrin para për të krijuar incidente kaos e frikë. Kaluam dhunën më të keqe ndonjëherë në Shqipëri. Nga protesta e nesërme PD thotë se do jetë në protestë, duke marrë edhe sindikatën e pedagogëve një sindikatë anonime.
Janë ata pedagogë që kanë kthyer sistemin arsimor në një gjendje shumë të keqe. Kanë prodhuar studentë të paaftë në tregun e punës. Pjesa e pedagogëve duhet parë, duhet parë edhe pjesa e statusit të pavarësisë së rektoratit të Tiranës, derisa merren me politikë të ikin të vijojnë politikën. Bëjnë propagandë politike brenda auditoreve. Pjesa tjetër, protesta nesër që është thirrur një nga PD dhe një protestë tjetër nga një grupim tjetër, të dyja janë një.
Protesta nesër kërkon të bëhet me cdo kusht se duan të caktivizojnë ndikimin e PD në dhunë, kanë frikë se do dalin të lidhur me grupin e Antifa dhe duan të tregojnë se ne bëjmë protestë të paqtë.protesta tjetër është e po të njëjtës parti por që do krijojë incidente e të thuhet se është e saj dhuna, jo e partisë tjetër, por janë të dyja në një” u shpreh Petraj./abcnews.al


