Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti Krisafi: Emigrantët shohin vendin pritës si armik, kanë bërë ‘aleancë’ me të majtën ekstreme në Europë

schedule22:17 - 23 Tetor, 2026

schedule 22:17 - 23 Tetor, 2026

Analisti Ledion Krisafi ka komentuar zhvillimet politike në Europë, duke u ndalur te ndikimi i emigracionit, rritja e së majtës ekstreme dhe shqetësimet e SHBA-së për të ardhmen e aleancës së NATO-s.

Sipas Krisafit, ndryshimet demografike në vendet europiane mund të sjellin sfida për sigurinë e kontinentit dhe të aleancës.

Krisafi tha se emigracioni po krijon një afërsi politike me të majtën ekstreme, të cilën e përshkroi si më të dhunshme dhe më të prirur drejt teorive ekonomike radikale.



Sipas tij, një tjetër element shqetësues është përqafimi i qëndrimeve antisemite nga disa qarqe të kësaj rryme politike.

“Amerika po sheh çfarë po ndodh në Europë. Përbërja demografike e vendeve europiane mund të ndryshojë, sa mund të bëhen rreziqe të NATO-s. Nuk dihet si do të sillen vendet që kanë ndryshuar demografinë e tyre. 20 për qind e fëmijëve që lindin në Francë janë me origjinë nga Afrika.

Një pjesë e këtij emigracioni e shohin vendin ku ndodhen si një armik. Shumë prej tyre kanë dalë në protesta dhe kanë dëmtuar simbole që një francez nuk do t’i shkatërronte. Numri i emigrantëve në Europë po rritet dhe po bashkohen me të majtën ekstreme. E majta sot është shumë e dhunshme. Ka teori të çmendura ekonomike, ka përqafuar antisemitizmin. Nuk është socializmi që kemi parë më parë. SHBA-ja vazhdon t’i mëshojë të njëjtës gjë. Në momentin kur kemi një popullsi që ka ardhur nga emigracioni, një përplasje mes dy palëve është e pashmangshme. E majta ekstreme ka bërë aleancë me emigracionin. “  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!